Sport

Manchester City çmendet pas yllit anglez

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 18 March 2021

Manchester City pritet të jetë si gjithnjë në qendër të merkatos së verës, ku shpenzimi kolosal i radhës do të jetë brenda Premier League.

Sipas asaj që bën me dije “Daily Mail”, klubi nga “Etihad Stadium” ka gati një ofertë monstruoze për Jack Grealish.

Drejtuesit e “Citizens” do të ofrojnë 100 milionë euro për të bindur Aston Villën që të lërë të lirë fantazistin, i cili është padyshim një ndër lojtarët më të mirë të Premier League.

-Advertisement-

25-vjeçari është rritur tek ekipi i Aston Villës dhe prej kohësh mban shiritin e kapitenit. Për Grealish interesohet shumë edhe Manchester United, por duke ditur që ka në ekip një si Bruno Fernandes, zor se mund të marrë edhe kapitenin e Villës, pasi janë thuajse i njëjti pozicion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera