Sport

Mançester Junajtid në qiellin e 7-të, lajme të mira nga infermieria

Autori: Gazeta inFokus 21:50 | 27 March 2019

Mançester Junajtid pritet të mirëpresë më shumë se gjysmën e skuadrës së dëmtuar këtë fundjavë në kampionat. Trajneri i “djajve”, Ole Gunar Solskjaer, ka marrë lajme të mira nga infermieria pas krizës së dëmtimeve që pllakosën skuadrën e tij përpara pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Markus Rashford, Ljuk Shou, Nemanja Matiç dhe Antoni Marsial u tërhoqën nga listat e grumbullimit të kombëtareve të tyre për shkak të problemeve të ndryshme, por që të katërt ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Uotfordit në “Old Trafford” ditën e shtunë. Romelu Lukaku, i cili humbi ndeshjen e Kupës FA kundër Uolvesit, u grumbullua nga Belgjika, por sulmuesi i cili mori një goditje në këmbë ndaj PSG-së dhe që u agravua kundër Arsenalit, nuk luajti për kombëtaren e tij në fitoret ndaj Rusisë dhe Qipros dhe mbetet gjithashtu në dyshim për të shtunën.

Megjithatë, shokët e tjerë të skuadrës: Erik Beili, Antonio Valencia dhe Mateo Darmian pritet gjithashtu që t’i lënë pas problemet. Ndërsa Aleksis Sançez vazhdon të mbetet jashtë si pasojë e dëmtimit të ligamentit të gjurit që pësoi kundër Sauthemptonit në fillim të këtij muaji dhe kiliani mund të mos jetë gati që të rikthehet për 3-4 javë.

-Advertisement-

Kontrata Sipas “Daily Mail”, tekniku provizor i Junajtid, i cili ka rilindur skuadrën që kur zëvendësoi Zhoze Murinjon në dhjetor (14 fitore në 19 ndeshje), pritet të emërohet zyrtarisht trajner i “djajve” gjatë kësaj jave. 46-vjeçari pritet të firmosë një kontratë afatgjate në “Old Trafford” dhe në këtë mënyrë t’u japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera