Sport

Man.Utd konfirmon Solskjaer, 5 ndeshjet e radhës janë një “ferr” i vërtetë!

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 18 October 2021

Ole Gunnar Solskjaer vazhdon të ketë besimin e pakushtëzuar të drejtuesve të Manchester United. Edhe pse ka grumbulluar vetëm 1 pikë në tre ndeshjet e fundit të kampionatit, stoli i tij nuk po lëkundet ende pasi te Djajtë e Kuq besojnë se norvegjezi do të ketë aftësinë për të ringritur skuadrën dhe për ta udhëhequr drejt një sezoni të suksesshëm. -5 pikë larg Chelsea-t kryesues dhe vendi i 6-të në renditje, Solskjaer do të ketë detyrën e vështirë për të grumbulluar sa më shumë pikë në 5 sfidat e radhës mes Premier Leauges dhe Championsit që do të jenë një “bombë” e vërtetë.

Të mërkurën Manchester United do të presë Atalantën në Old Trafford, ndërkohë që në kampionat në fundjavën do të luajë derbin e Anglisë ndaj Liverpoolit për të vazhduar me transfertën ndaj Tottenham në 30 tetor, sfidën në Bergamo ndaj Atalantës në Champions sërish në 2 nëntor dhe derbin e zjarrtë ndaj Manchester City-t të Pep Guardiolës 4 ditë më vonë. 5 sfida zjarri në harkun e 3 javëve për Djajtë e Kuq që do të shërbejnë edhe si testi gjeneral për Solskjaer.

Nëse u merr maksimumin këtyre ndeshjeve norvegjezi do ta ketë të garantuar vendin në stolin e Manchester United edhe për shumë kohë por nëse paraqitjet do të vazhdojnë të jenë si në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit atëherë i sakrifikuari i drejtuesve të klubit mund të jetë pikërisht Solskjaer.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera