Sport

Man City i Guardiolës drejt rekordit të pikëve në një sezon

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 25 December 2017

Trajneri spanjoll e ka nisur furishëm sezonin e dytë me Manchester City. 17 fitore me radhë në Premierligë, Guardiola po thyen rekord pas rekordi në Angli e Evropë.
Manchester City e mbylli këtë pjesë të parë të sezonit në Premier League si kampion dimri me plot 55 pikë dhe tashmë synon të hyjë në rrethin ekskluziv të skuadra elitare evropiane, që e kanë mbyllur kampionatin me 100 a më shumë pikë.

Një objektiv që e kanë arritur edhe Real Madridi 2011/12, Barcelona 2012/13 e Juventusi i 2014/2015.

Pyetja shtrohet nese City i Guardiolës do të jetë në gjendje t’ia dalë mbanë.

-Advertisement-

Të gjitha gjasat janë që jo vetëm të arrijë 100 pikë, por të dhe të ketë luksin ta kalojë këtë statistikë duke vendosur një rekord të ri.

Nëse do të vijojnë të konfirmohen me këto ritme edhe në pjesën e dytë të sezonit, “Citizens” në fund të kampionatit do të mund të kishin 110 pikë, pesë më shumë se sa uellsianët e Berry Town, që në sezonin 1996-97 arritën në kuotën e 105 pikëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera