Rozë

‘Mami do më vrasë’, Hueyda El Saied tregon sa e vuajti tradhtinë e bashkëshortit

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 10 November 2017

Lajmi i ditës së sotme në të gjitha mediat online ka qenë ndarja e Hueyda El Saied nga partneri dhe babai i djalit të saj…

E ftuar në “Top Show Magazine” me Alban Dudushin, El Saied ka thënë se: “Kam bashkëjetuar me Mishelin prej 5 vitesh… Ok, po e them, nuk jetoj më me Mishelin, jam ndarë.

Mami do më vrasë, mami e thashë mami, se mami më la porosi kur të shkosh në Shqipëri, mos u trego që je ndarë”, – ka thënë Hueyda, për t’i lënë më pas vendin dy pyetjeve të opinionistit të “Top Show Magazine”, Ervin Kurtit.

-Advertisement-

“Pse u ndave?
Sepse më tradhëtoi.
Dhe si u ndjeve?
Si mund të ndjehet një njeri që tradhëtohet. Dy javët e para qava, pastaj thashë unë duhet të mbledh veten, nuk jam as e para as e fundit, jeta vazhdon… Mua ai më ka dhuruar gjënë më të bukur në botë që është Gabrieli, dashuria mbaron, prandaj e falenderoj dhe Mishelin se shih si jam bërë unë tani”, – ka thënë Hueyda në “Top Show Magazine” duke iu referuar linjave të saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera