“Mami, mos ik…”! Infermierja shqiptare që shkoi në Itali rrëfen ndarjen me djalin: Prindërve s’iu tregova. Bëj mbi 300 tampone në ditë
Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 04 April 2020
Që nga fillimi i “luftës”, 69 mjekë dhe infermierë italianë kanë humbur jetën në betejën e përditshme me koronavirusin. Ndaj, misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë përtej Adriatikut nuk është shëtitje. Ai bart rreziqet e veta.
Në fjalimin e tij gjatë përcjelljes së grupit në aeroport, Edi Rama tha se disa nga grupi nuk kishin njoftuar as prindërit, që të mos i bënin merak.
Alma Bashvogli, mjekja nga Peqini, është njëra prej tyre. Ajo rrëfen në këtë intervistë për “Gazetën Shqiptare” pse pranoi t’i bashkohet grupit të vullnetarëve, pse nuk ja hapte telefonin prindërve të shqetësuar dhe përqafimin para nisjes në aeroport me djalin 3 vjeç, i cili e luste “mami, mos ik në punë…”
Alma, si ju erdhi ftesa për të qenë pjesë e grupit e 30 mjekëve dhe infermierëve që po asistojnë kolegët italianë në luftën kundër koronavirusit? Çfarë ju shtyu ta pranonit këtë thirrje?
Sapo pashë thirrjen që bëri ministrja e Shëndetësisë bashkë me profesor Arben Gjatën, që gjithë mjekët e studentët të aplikonin për të ndihmuar në raste nevoje, unë duke qenë se jam shkëputur nga pozicioni mjek, sepse punoj në administratë, ndjeva nevojën të jepja kontributin tim kundër këtij armiku të panjohur por shumë të rrezikshëm.
Nga kush ju erdhi ftesa për t’iu bashkuar grupit? A është e vërtetë që iu ka telefonuar kryeministri secilin prej jush?
Mua personalisht më ka marrë në telefon Nensi, këshilltarja e ministres… Edhe më pyeti shprehimisht: Doktoreshë Alma, dëshiron të jesh pjesë e ekipit të mjekëve dhe infermierëve që do nisë ministria e Shëndetësisë në Itali?! Në mendje në ato momente më erdhi im bir 3 vjeç… por se di. Një forcë e brendshme më thoshte poo… edhe përgjigja ishte “po, do të jem pjesë e ketij ekipi vullnetar”. Pra, mua s’më ka marrë në telefon kryeministri, por këshilltarja e ministres.
A pati hezitime nga ju apo familja juaj duke qenë se bëhet fjalë për në punë të rrezikshme?
Këtë vendim ja komunikova vetëm tim shoqi i cili më mbështeti që në fillim. Prindërve të mi nuk ja thashë sepse e dija që s’do më mbështesnin. Deri në momentin që kam qenë në aeroport ata s’e dinin. Kishin parë në TV për nisjen e 30 mjekëve… edhe më telefononin vazhdimisht. Unë ngurroja t’ua hapja sepse s’doja t’i mërzisja. E morën vesh pasi unë erdha në Breshia. Tashmë s’kishte kthim pas…
Cilat janë vështirësitë kryesore që po hasni gjatë punës? Si reagojnë në spital kur mësojnë se jeni nga Shqipëria?
Ne jemi mikpritur shumë mirë nga gjithë stafi i spitalit civil të Breshias. Na mbështesin fort… Unë për momentin jam pjesë e mjekësisë preventive… arrij të realizoj mbi 300 tampone në ditë pacientëve të cilët janë të të gjithë grupmoshave.
E veçanta e këtij virusi lidhet me faktin që s’ka simptoma specifike… pacientë të ndryshëm ankohen për simptoma të ndryshme.
Duke filluar nga dhimbje koke, dhimbje fyti, këputje të përgjithshme, diarre. Madje ka nga ata që janë pozitivë, por asimptomatikë deri në fund.
Të gjithë janë shumë të sjellshëm, si stafi edhe pacientët. Ndoshta fakti që ne shqiptarët e flasim mirë italishten, na ndihmon të kemi një komunikim të mirë.
Ju vetë, a keni frikë?
Frikë nuk kam, pasi jam shumë e kujdesshme gjatë ushtrimit të profesionit… ruaj distancat sociale kështu që jam deri diku e mbrojtur. Në këtë spital, ka edhe shumë personel mjekesor dhe infermieror të prekur me COVID.
Cili ka qenë momenti më i vështirë deri tani?
Momenti më i vështirë për mua, ishte kur përqafova djalin (3-vjeçar) dhe duhet të shkoja në aeroport edhe ai që insistonte… mami mos ik në pune…/ GSH.al
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...