Rozë

Mamaja e Klaudia Pepës zbulon raportin e balerinës me Albi Nakon, çfarë po i bën distanca?

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 09 June 2017

Në emisionin e përditshëm “Rudina” ishin të ftuar dy nga pjesëtarët më të rëndësishëm të familjes së balerinës së njohur Klaudia Pepa.

Bëhet fjalë për mamanë e saj Lume Pepa dhe të motrën, Pamela.

Sigurisht, përveç detajeve të jetës së tyre tashmë pa Klaudian, mamaja ka rrëfyer edhe marrëdhënien në distancë të dy balerinëve, Pepës dhe Nakos.

-Advertisement-

“Sigurisht, është e vështirë për të dy, madje kur Albi vjen të na vizitojë ulet 10 minuta apo 15 minuta dhe pjesën tjetër e kalon  duke folur në telefon me Klaudian (qesh)”, – rrëfen Lume Pepa. Duke folur për talentin e Klaudias në balet, nëna e Klaudias ka thënë:  “Secili ka pjesën e vet në formimin e Klaudias dhe Albi ka sigurisht të tijën”.

Mamaja, qitëse, dhe e motra, soprano, janë surprizuar nga balerina me një letër të shkruar posaçërisht nga Klaudia, ku ajo i ka falënderuar për të gjitha sakrificat që ato kanë bërë për të.

Klaudia Pepa tashmë është në pritje të nisjes së një programi të ri në paketën italiane “Rai”. /Blitz.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera