Maloku: Vilat e politikanëve dhe biznesmenëve, të sekuestruara në Brezovicë

Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 11 October 2022
Objekte në pronësi të politikanëve, biznesmenëve e qytetarëve, janë sekuestruar më 11 tetor në Brezovicë, tha për Radion Evropa e Lirë, prokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku.
Maloku tha se objektet ishin ndërtuar paligjshëm në zonën dy të Parkut Kombëtar “Sharri”, përkatësisht në Brezovicë dhe të gjitha janë sekuestruar përkohësisht.
Sipas Malokut, i cili është edhe prokuror i rastit Brezovica, në këtë zonë nuk lejohet ndërtimi.
“Këto janë kryesisht, vikend-shtëpiza apo vila. Ka qenë edhe një hotel, edhe atë e kemi sekuestruar. Ndërkaq, objektet hoteliere gjenden në zonën e tretë [të Parkut Kombëtar ‘Sharri’] dhe në ditët në vijim do të shikojmë se çfarë do të bëjmë me to”, tha Maloku.
Në total janë sekuestruar rreth 100 objekte, përfshirë 80 objekte të ndërtuara plotësisht e disa në ndërtim e sipër.
Ai bëri të ditur se nuk mund t’i publikojnë emrat e pronarëve të objekteve të sekuestruara, por tha se pasi ata të lajmërohen tek autoritetet për të deklaruar se janë pronarë, prokuroria më pas do t’i bëjë publike emrat.
Rasti gjyqësor Brezovica është iniciuar në dhjetor të vitit 2021. Deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Nikolliq, që është zyrtar i lartë i partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Maloku tha se lejet e ndërtimit janë lëshuar gjatë kohës sa Nikoliq ka qenë në pushtet.
“Lejet i ka dhënë komuna e Shtërpcës, Drejtoria e Urbanizmit, kryesisht kryetari, tashmë ish-kryetari, sepse pa të asnjë letër nuk është lëshuar”, tha ai.
Prokurori Maloku tha se hetimet për rastin Brezovica po vazhdojnë, duke shtuar se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të dërgohen lëndë në gjykata për disa të dyshuar.
Brezovica vlerësohet se është një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e saj të skijimit. Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”./REL

Të tjera
-
‘’Janë publike bisedat me njerëz që kanë kryer krime’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ...
-
Kallas çon mesazh për dialogun Kosovë – Serbi pas aterimit në Beograd
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Si...
-
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selimin ose Bogujevcin, për kandidatë tjerë do të diskutojmë
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvend...
-
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më ...
-
Shala i bindur: Me PDK-në, VV-ja dëmtohet!
Komentatori politik, Mentor Shala ka thënë se një koalicion me Partinë Demokr...
-
Bidenit i kanë mbetur 12 deri në 18 muaj jetë, thotë ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë
Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku ...
-
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Ushtria izraelite ka thënë se 100 kamionë që transportonin miell, ushqim për ...
-
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në emisionin “Clic...
-
Netanyahu thotë se lufta do të vazhdojë derisa të gjitha pjesët e Gazës të jenë nën kontrollin e Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – ...
-
E domosdoshme ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të FSK-së
Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ...
-
Pasi Trepça u shpall kampion, ndodhi edhe takimi i shumëpritur: Kurti e Hamza shihen duke biseduar
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minat...