Lajme

Maloku: Vendi është në gjendje alarmante

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 22 November 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku në seancën e sotme ka thënë se vendi ndodhet në gjendje alarmante.

“LDK e konsideron gjendje alarmante atë në të cilën gjendet Kosova si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë diplomatik”, ka thënë ajo.

Maloku ka përmendur disa nga ngjarjes që sipas saj e kanë quar vendit në këtë gjendje.

-Advertisement-

“Abuzime me institucione shtetërore, niveli i lartë i krimit,kabinet gjigant ku gjysma e ministrave janë me akuza e aktakuza,vendime skandaloze, emërime në pozita të larta drejtuese të njerëzve jokompetent, kidnapinimin dhe esktardimin, ndarjen e milionë eurove në lotime që përfundojnë në lotime biografish personale e ka bërë vendin tonë një shtet që ka luhatur mbështetjen e shteteve atlantik dhe humbjen e shpresës së të rinjve për të ardhmen e vendit tonë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa ka shtuar se presidenti i vendit me idenë e ndarjes po largon aleatet e Kosovës.

“Presidenti i vendit duke u rreshtuar në anën e atyre që duan ndarjen e Kosovës ka dërguar sinjale negative te ata që aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka shtuar ajo.

Maloku ka folur gjithashtu edhe për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Si mund të pretendohet që Policia jonë të pranohej në Interpol kur vetëm pak muaj më parë u kidnapuan e ekstraduan persona pa asnjë procedure ndrysa llogaridhënia ka mbetur instrument jo ekzistent i institucioneve karshi Kuvendit.”, ka thënë Maloku.

Ajo ka përfunduar se vendit duhet të shkoi në zgjedhje/Gazeta ionFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera