Lajme

Maloku:  Rikandidimi i njerëzve të njëjtë, vdekjeprurës për demokracitë e brishta

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 24 August 2017

Profesori universitar i sociologjisë, Fadil Maloku, ka komentuar rikandidimin e kryetarëve të komunave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sipas Malokut rikandidimi është vdekjeprurës për demokracitë e brishta, transmeton Infokusi.com

“Rikandidimi i njerëzve të njejtë, vdekjeprurës për demokracitë e brishta! 1.Në demokracite e avansuara, janë të rralla rastet kur mandati i dytë, e sidomos ai i treti i udhëheqëjes të praktikohen. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshme. 2. Analizat dhe statistikat, për vendet e tranzicionit tregojnë që rimandatimi, zakonisht; i topitë, ndjeshëm motivet e kandidatëve të njejtë, për ndryshime pozitive lokale; pastaj, i “shfuqizon” dukshëm arsyet e angazhimeve të mëhershme; si edhe e dekurajon qartë stafin egzistues, për t’i riaprovuar detyrimet dhe obligimet e mandatit të mëhershëm,… , etj. Rimandatimi, gjithashtu demotivon stafin ekzistues, ngase, e joshë lehtësisht atë duke e mbajtur në “presion” të rrathëve të lakmisë së krimit dhe potencës së korrupsionit! 3. S’këndejmi, rimandatimi i ish kandidatëve, për poste kryetarêsh komunash, por, edhe për asambleist lokal, nuk është i shëndetshëm dhe i rekomandueshëm, për demokracitë e pakonsoliduara!”/INFOKUSI

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera