Maloku: Në rastin “Brezovica” po hetohen 70 persona, asnjë objekt nuk është rrënuar deri më tash
Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 22 October 2022
Rasim Maloku, prokurori që po merret me rastin “Brezovica”, ka thënë se qysh më 2017 kur është ngritur kallëzimi penal e më pas aktakuza, ndërtimet e vilave nuk janë ndërprere e as rrënuar. E gjithë kjo, sipas prokurorit Maloku, ka ndodhur për shkak të mosveprimeve të inspektoratit.
“Asnjë objekt në Zonën e Brezovicës prej që ka fillu ndërtimi nuk është rrënu. Ka pas objekte pa leje, afër lumit, mbi lum, tejkalime drastike…”, u shpreh ai.
Maloku tha se deri më tani po hetohen 70 persona, në rastin e parë teknikisht të ndarë nga hetimi i fundit janë 23 persona ndërsa në rastin e dytë 47 persona.
Ai tha se ka edhe persona tjerë që kanë tentuar të ndikojnë në çështjen, tek dëshmitarë, por që është çështje e veçantë.
Krejt kjo situatë, sipas tij, ka ardhur pasi në vitin 2019 kanë vërejtur se nuk janë duke funksionuar institucionet për inspektimin e kësaj zone, inspektorati komunal dhe ai i Ministrisë dhe për këtë ai thotë se kanë ndërmarrë një inspektim të jashtëzakonshëm.
Por, Maloku thotë se pastaj Ministria e Ambientit i ka anuluar aktvendimet me pretendimin se s’është kompetencë e tyre dhe se i kishin udhëzuar qytetarët t’i drejtohen Komunës së Shtëprcës.
“Mirëpo çfarë ka ndodhë, inspektorati qendror, përkatësisht Ministria e Mjedisit, organet komeptente që janë për përcjellje e veprimeve të metutjshme, nuk e kanë dergu çështjen në gjykatë por i kanë anulu aktvendimet e veta, edhe i kanë udhëzu investuesit dhe qytetarët që t’i drejtohen Komunës me pretendimin se nuk jemi kompetent, nëse nuk jeni kompetent pse i vendoset shirita, pse i morët aktvendimet”, thotë Maloku në Betimi për Drejtësi.
Ai thotë se nuk e di nëse ka pasur presion politik për këtë por për këto veprime tanimë këta persona po hetohen.
Të tjera
-
Morën pjesë në tubime politike, IPK-ja rekomandon masa ndaj një koloneli dhe një majori
Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se ka iniciuar procedura disiplin...
-
Mbyllja e ATS-së/ Elshani jep detaje nga aksioni i sotëm në veri
Administrata Tatimore e Serbisë (ATS), e cila vepronte ilegalisht në Mitrovic...
-
Mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë në veri, sekuestrohen dokumente
Administrata Tatimore e Serbisë e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Ve...
-
Rreth 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë
Një mijë e 593 tiketa trafiku janë shqiptuar nga Policia e Kosovës brenda 24 ...
-
Zv.Sekretari Amerikan shkruan për vizitën që do ta zhvillojë në Kosovë, përmend sundimin e ligjit
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Ri...
-
Deri në 15 minuta pritja në Merdarë për të dalë nga Kosova
Në pikëkalimin kufitar në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë 10-15 ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Një person gjatë të hënës është gjetur pa shenja jetë në Novobërdë të Gjilani...
-
Rrëzohet një aeroplan në Australi, ka viktima
Një avion u rrëzua pranë ishullit Rottnest afër qytetit Perth të Australisë P...
-
Zhduket një burrë në Lipjan
Një person është raportuar i zhdukur në Lipjan, shkruan Gazeta Infokus. Si...
-
Policia gjen kạllạsh dhe fishẹkë në shtëpinë e një burri në Podujevë
Policia ka gjetur kallash, katër fishekë dhe një gëzhojë në shtëpinë e një bu...
-
Rrạhu familjaren, arrestohet
Një person është arrestuar në Drenas pasi që i njëjti dyshohet se kishte usht...
-
E pazakontë në Arabinë Saudite, përmbytje të mëdha në disa qytete
Arabia Saudite po përballet me shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rënda, d...