Maloku e Murati përplasen rreth testimeve për COVID-19 që kanë kryer zyrtarët e LDK’së e VV’së
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 14 July 2020
Deputetja e LDK’së, Doruntinë Maloku ka deklaruar sot në seancë të Kuvendit se në kohën sa ishte Albin Kurti në krye të Qeverisë kabineti i tij kishin qenë të privilegjuar e të parët kishin kryer testet për COVID 19.
Maloku ka thënë se ajo e disa deputetë tjerë të LDK’së kanë kryer testet pasi që shefi i grupit parlamentar Arben Gashi e sekretari i Kuvendit rezultuan të infektuar me koronavirus.
“S’ka qenë fshehtësi që disa deputetë të LDK’së duke më përshirë edhe mua edhe stafi politik janë testuar së bashku edhe disa deputetë të partivë tjera përfshirë edhe administratën e Kuvendit pasi shefi i grupit tonë parlamentar e sekretari i Kuvendit rezultuan pozitiv”, ka thënë ajo, duke përmendur testimet e zyrtarëve të ish’qeverisë Kurti.
“Personat e parë me funksion të lartë publik që kanë qenë të privilegjuar, e theksoj të privilegjuar, për tu testuar kanë qenë zyrtarë të lartë të LVV’së. Për pikë të qefit, kabineti i ish’kryeministrit, të gjithë ministrat e zyrtarë tjerë janë testuar me të filluar pandemia”, tha Maloku.
Në emër të grupit parlamentar të LVV’së kësaj deklarate të deputetes së LDK’së i ka reaguar Hekuran Murati.
“Është pikërisht grupi parlamentar i LDK’së që nuk e votuan ligjin anti COVID. Edhe njëherë ta theksoj se ky është versioni i hipokrizisë. Përveç deputetëve kemi pas edhe anëtarë tjerë të LDK’së që janë testuar me gjithë familjen, e tash ka qytetarë që edhe nëse kanë simptoma ju thonë shkoni në shpi e izolohuni”, tha Murati.
Të tjera
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...