Lajme

Maloku: Apel gazetarëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 11 August 2017

Profesori universitar i sociologjisë, Fadil Maloku, përmes një postimi në “facebook” u ka bërë apel gazetarëve në Kosovë.

Sipas Malokut, gazetarët në Kosovë duhet të ushtrojnë profesionin me nderë dhe ndërgjegje të plotë, si gjithë kolegët në botën e civilizuar, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Malokut mund të gjeni më poshtë

-Advertisement-

“1. Gazetarë (të mirëfilltë!): Për të mirën e Kosovës, është koha të ikni, nga skllavërimi dhe poshtërimi i “bossave, mediatiko-politikë”!

  1. Logjika e PRIVIMIT të shumicës së komunitetit Tuaj, nga: – MUNDËSIA, e lidhjes së kontratave të punës, ku Ju trajtojnë si “skllevër” digjital; – DALJA, e istikamave militante klanore; – E DREJTA, e zhvillimit të mendimit kreativ e profesional; – GUXIMI, i të gjykuarit (sipas të gjeturave hulumtuese) të pavarur dhe kritik; – ZBULIMI, i shumë skandaleve politike, aferave korruptive, vrasjeve të dyshimta të pasluftës (rasti E. Maloku, Xh.Mustafa, etj.); – NDRIÇIMI, i procesit masakrues të privatizimit; – SHANTAZHIMI, dhe kërcënimi i “bossave” mediatiko-politik, etj…;
  2. JUVE, si bartës, transmetues, dhe artikulues të të vërtetave (jo)publike, JU SHNDRRON, pa asnjë dilemë, në: – POLTRON, (dhe rast!) të paprecedent e të përhershëm sociopolitik; – KONFORMIST, të hipnotizuar ndaj proceseve dhe zhvillimeve të ndjeshme, nëpër të cilave po kalon sot Kosova; – ARGAT, të dezinformimeve të qëllimshme ndaj detyrimeve shtetndërtuese; – SEKSER naivë, në pavarësinë e munguar vendimarrëse; – ARTIKULUES të deformuar, në demokratizimin e vendit; – HIPOKRIT, improvizues dhe, pa dyshim, MILITANT klanorë e partiakë, të partive politike.

(P.S. Ushtrojeni, profesionin Tuaj me nderë dhe ndërgjegje të plotë, si gjithë kolegët Tuaj në botën e civilizuar! Ngase, nuk Jeni duke jetuar më në “gjeografinë” e komunikimit stalinist, por, në atë të Steve Jobs-it!? SUKSESE, në misionin Tuaj fisnik!)”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera