Sport

“Mallkimi” i Drake ra dhe mbi City-n, reperi u fotografua me De Bruyne

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 18 April 2019

Në rrjet prej pak kohësh po qarkullon një teori konspirative që ka për protagonist, reperin e njohur amerikan Drake.

Sipas komentuesve në Facebook e Twitter, Drake është “ogurzi” për secilën skuadër futbolli, lojtarë të së cilës fotografohen me të para ndeshjeve të rëndësishme.

Disa herë radhazi ka ndodhur që Drake poston foto me futbollistë të një skuadre, dhe ekipi i tyre humb në ndeshjen e radhës.

-Advertisement-

Duket se “mallkimi” i Drake ka rënë edhe mbi Manchester City-n, që u s’kualifikua mbrëmjen e djeshme nga Champions League pas një fitore dramatike me Tottenham.

Drake ishte fotografuar me yllin belg të City-t, Kevin De Bruyne para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham sipas spekulimeve në rrjet.

Kjo tregon se Pep Guardiola nuk ia ka dalë të thyej këtë “magji” që ka tronditur botën e futbollit. Ndërkohë, kujtojmë se ekipi i Romës ua ka ndaluar futbollistëve të tyre të fotografohen me Drake deri në fund të sezonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera