Lajme

Malishevë| Një person e prenë shputën e këmbës në vendin e punës

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 15 January 2020

Lëndime të rënda ka pësuar një person nga Malisheva gjatë kohës sa ishte në vendin e tij të punës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Polici ky person ka prere shputën e këmbës se tij.

-Advertisement-

Viktima është dërguar në Qendrën Kryesorë të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Mirëpo për shkak të lëndimeve të mëdha i njëjti është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshme.

“Viktima mashkull K-Shqiptar, ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKMF –Malishevë pasi që i njëjti ka lënduar-prerë shputën e këmbës. Viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK Prishtinë”, thuhet në raport.

Për rastin është njoftuar inspektori i punës i cili ka dalë në vendin e ngjarjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera