Lajme

Malishevë: Hajnat i hyjnë në shtëpi, marrin ari dhe para

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 03 March 2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vjedhje e rëndë  ka ndodhur në komunën  e Malishevës, shkruan Gazeta Infokus.

Një qytetar është ankuar në polici që persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpi të tij ku kanë marrë para dhe ari.

Ndërsa në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është nën hetime.

-Advertisement-

“Malishevë 02.03.2021 – 00:10.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kane vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti nën hetime”, njofton Policia./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera