Lajme

Malishevë, drejtori i gjimnazit akuzohet për marrje ryshfeti

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 25 October 2018

Drejtori i shkollës së mesme “Hamdi Berisha”, në Malishevë, Izet Hoti që akuzohet për marrje të ryshfetit, nuk e ka pranuar fajësinë, në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Pas udhëzimit nga ana e gjykatësit Shaqir Zika, lidhur me të drejtat dhe detyrimet në këtë procedurë gjyqësore, si dhe pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agron Matjani, i akuzuari ka deklaruar se nuk e ndien veten fajtor lidhur me veprën penale për të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Shaqir Zika, ka udhëzuar palët se deri në shqyrtimin e dytë mund t’i paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me provat në aktakuzë.

-Advertisement-

Shqyrtimi i dytë i këtij rasti është caktuar më 11 nëntor, në ora 09:30.

Sipas aktakuzës së ngritur më 24 shtator 2018, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Izet Hoti, akuzohet se më 2 maj 2018, si drejtor i shkollës së mesme të lartë “Hamdi Berisha” në Malishevë, ka kërkuar ryshfet në shumë prej 1.500 euro nga menaxheri i restorant “BIMI-2”, Gëzim Kastrati, për organizimin e mbrëmjes së maturës në po këtë restorant.

Në aktakuzë thuhet se oferta reale për karrige ka qenë 11 euro, mirëpo i pandehuri ka kërkuar nga menaxheri që ta ngritë shumën në 13 euro, ashtu që shumën e mbetur ta merr për vete, e që një gjë e tillë është provuar në bazë të dëgjimeve telefonike të kryera nga ana e policisë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera