Lajme

Malishevasi nuk deshi ta vë maskën, kanosi policin

Autori: Islam Morina 12:28 | 31 October 2020

Një qytetar nga Malisheva kishte kundërshtuar kërkesën e policisë pë vënien e maskës e si masë mbrojtëse ndaj Covid-19, përveç kësaj ai kishte kanosur zyrtarin policor, shkruan Gazeta inFokus.

Mirëpo ky i dyshuar është vënë nën pranga pas intervistimit të tij nga prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përderisa policia ishin në zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 i kishte kërkuar që ta vendos maskën mirëpo i dyshuari kishte refuzuar. I dyshuari ka kanosur njërin nga zyrtarët policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bënë të ditur raporti i policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera