Lajme

Malishevasi konfirmohet me COVID pasi vdes

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 19 November 2020

Komuna e Malishevës ka njoftuar se një person i cili ka vdekur dhe është varrosur sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus në po të njëjtën ditë.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 7 raste të reja me covid-19, por njëri prej tyre është person i vdekur, i cili është varrosur sot, dhe po sot është konfirmuar me Covid-19. Të dhënat janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në kontaktet direkte me familjet e prekurve”, kanë thënë nga kjo komunë.

Komuna ka njoftuar se rastet e regjistruara me COVID-19 vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Bubavec, 2 raste në Carrallukë, 1 rast në Kijevë dhe 1 rast në Malishevë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera