Lajme

Malisheva shënon edhe 4 raste të reja me Covid19, Prishtine me plus 3

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 25 March 2020

Edhe tetë raste të tjera me COVID19 janë regjistruar sot në Kosovë. Tash numri shkon në 71. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dhënë detaje në lidhje me këto raste.

Sipas Institutit sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni.
“Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në komunikatë te IKSHPK.
Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri, shkruan Reporteri.
Me numrin e sotëm, Malisheva shkon në 25 raste në total.
Nga data 8 shkurt e deri më sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet me tej në këtë komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera