Lajme

Malisheva ndan 80 mijë euro për ndërtimin e stallave

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 26 November 2018

10 fermerë të Malishevës do të bëhet me stalla të reja.

Kështu ka vendosur komuna e cila për këtë projekt ka ndarë afër 80 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se komuna për projektin “Ndërtimi i Stallave për Fermerët në Komunën e Malishevës“ kishte planifikuar të shpenzonte 75 mijë euro.

-Advertisement-

E pas hapjes së tenderit e interesuar për këtë projekt ishte vetëm një kompani e cila ofroi afërsisht çmimin e parashikuar nga komuna.

Grup i Operatorëve Ekonomik, RINI-T dhe ARBËRI të cilat dolën fitues ofruan saktësisht çmimin 74 mijë 950 euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera