Lajme

Malisheva harxhon 10 mijë euro për t’i dërguar veteranët e Arsimit në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 22 February 2019

Komuna e Malishevës ka bërë gati 10 mijë euro, të cilat do t’i shpenzojë në transportimin e veteranëve të Arsimit të kësaj Komune në Shqipëri.

Për vajtje-ardhje, janë planifikuar të shpenzohen saktësisht 9 mijë e 900 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Ky udhëtim i mësuesve e arsimtarëve veteran të Malishevës, do të bëhet në nderë të ditës së tyre, 7 marsin.

-Advertisement-

Ata do ta vizitojnë Durrësin, Korçën, Shkodrën e Tiranën.

Afati i fundit për dërgimin e ofertave për këtë tender, është data 26 shkurt, ora 14:30. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera