Lajme

Maliqi kërkon unitet politik për dialogun, ashtu si kishte për ushtrinë

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 21 October 2018

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka bërë me dije se pozita dhe opozita duhet ta vazhdojnë edhe për çështje të tjera madhore unitetin e treguar për transformimin e FSK’së në ushtri.

Në një intervistë dhënë gazetës ‘Epoka e Re’, ai ka deklaruar se një unitet i tillë për procesin e dialogut me Serbinë do ta mundësonte rrumbullakësimin më të shpejtë të shtetndërtimit të Kosovës.Sipas Maliqit, çështja e dialogut me Serbinë është personalizuar.

Ai ka shprehur skepticizëm se zgjedhjet e reja mund të sillnin ndonjë situatë tjetër në skenën politike.Sipas Maliqit, zgjedhjet janë gjithnjë të mirëseardhura nëse ato çojnë drejt daljes nga kriza dhe premtojnë rezultatin më deciziv në favor të partive në pushtet ose të atyre ne opozitë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera