Lajme

Maliqi jep propozimin e tij për zgjidhjen e krizës në vend

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 06 August 2017

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka vlerësuar se, pavarësisht prej zhvillimeve të fundit, bllokada aktuale politike nuk mund të jetë e përhershme.

Ai ka thënë se të gjitha palët duhet të lëshojnë pe nga pak, në mënyrë që të arrihet një kompromis për formimin e institucioneve të reja.

Në një intervistë për “Epoka e re”, Maliqi ka deklaruar se nëse liderët partiakë nuk arrijnë të merren vesh deri të mërkurën, atëherë presidenti i vendit duhet t’i thërrasë në takim dhe ta gjejë çelësin për ta çuar përpara procesin e konstituimit të Kuvendit.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se asnjëri prej formacioneve politike aktualisht nuk e ka shumicën në Kuvend.

Maliqi ka thënë se ekziston varianti që PAN t’i sigurojë votat, por një qeveri me 61 deputetë, sipas tij, është e dobët dhe jostabile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera