Maliqi: Deklarata e Lajçak, alarmuese, ka rrezik të eskalimit të situatës në veri
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 13 May 2023
Publicisi, Shkëlzen Maliqi, ka folur mbi vizitën e fundit në Prishtinë dhe Beograd të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Maliqi komentoi edhe deklaratën e Lajçak të dhënë pas vizitës në Veri, ku fliste për “normalizim apo konfrontim” të situatës.
Ai cilësoi alarmuese një deklaratë të tillë, duke theksuar se mund të rikthehet rreziku i eskalimit dhe konfliktit.
“Lajçak pas bisedës me strukturat serbe në veri, dha një deklaratë alarmuese për gjendjen në veri. Tha se është i shqetësuar duke aluduar në vendosmërinë e serbëve në refuzimin e çdo marrëveshjeje pa i plotësuar parakushtet: krijimin e asociacionit të komunave me shumicë të popullsisë serbe dhe tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga Veriu.Si duket, serbët i kanë thënë Lajçakut se s’do të bëjnë më kompromise, si atëherë kur e dëgjuan Beogradin dhe i hoqën barikadat.Me këtë rikthehet rreziku i eskalimit dhe konfliktit. Pyetja është edhe për Lajçakun dhe faktorët ndërkombëtarë, kush e kontrollon afektivisht veriun e Kosovës, a e ka fjalën kryesore Lista Serbe, që dirigjohet nga presidenti i Serbisë Vuçiq, apo forcat më radikale pro-ruse”
Ai duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 23 prill në Veri, tha se të njëjtat nuk ofruan zgjidhje.
Maliqi tha se kryetarët e zgjedhur nga VV-ja dhe PDK-ja ka shumë gjasa të mos betohen dhe zgjedhjet të shpallen sërish.
“Zgjedhjet që u patën mbajtë nuk zgjodhën asgjë, dhe po afrohet fundi i muajit kur kryetarët e zgjedhur me shumë pak vota, të gjithë të kombësisë shqiptare, do të duhej të inauguroheshinn dhe të marrin detyrat, që vështirë se do ta mund t’i ushtronin, sepse nuk ka garancë as që do të mund të futeshin në objektet e komunave ku edhe nëse do të futeshin të ndihmuar nga policia, do të ballafaqoheshin me bojkotin e komplet administratës.Me gjasa, kryetarët e zgjedhur nga radhët e VV dhe PDK, as që do të betohen, për të krijuar situatën e shpalljes së sërishme të zgjedhjeve” deklaroi ai për Blic.
Publicisti kosovar foli edhe pë situatën e tensionuar që po ‘mbretëron’ në Serbi pas masakrave të fundit .
Ai tha se në protestat e mbajtura atje po kërkohet dorëheqja e Vuçiq në kohën kur perëndimi po i bën presion për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Maliqi paralajmëroi se i njëjti mund edhe të shpallet person non grata nga SHBA-të, BE dhe Britania e Madhe.
“Vuçiq këto ditë ka telashe të mëdha në të gjitha frontet. Në Beograd sapo është mbajtur një protestë shumë masive “Kundër dhunës” e nxitur nga dy masakrat masive në një shkollë fillore në Beograd dhe dy në fshatra në rrethinë të Beogradit.Në protestë kërkohej dorëheqja e tij. Kjo po ndodh në ditët më kritike kur është shtuar deri në kulm presioni i Perëndimit që Serbia më në fund t’i vendosë sanksione Rusisë. Njëkohësisht, Vuçiq do të duhej ta fillonte implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ç’ka objektivisht në qarqet proruse dhe serbomëdha do të perceptohet si kapitulim i Serbisë në Kosovë.Nuk është e qartë a do t’ia dal Vuçiqi të gjej zgjidhje në lëmshin që e ka krijuar me vite duke ekuilibruar mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe duke instaluar një pushtet autokrat që kultivon lidhje të afërta me krimin e organizuar, për çka u akuzua rishtazi në një shkrim të New York Times, gjë që e bën kandidat të fortë për ta shpallur edhe atë, sikur kriminelët Radojçiq dhe Veselinoviq, person non grata në SHBA, BE dhe Britani të Madhe”
Ai potencoi se kjo situatë e krijuar në Serbi mund të sjellë tensione edhe në Veri të vendit.
“Laku i shtrënguar rreth qafës së Vuçiqit nuk dihet se çka mund ti sjell vetë Vuçiqit dhe Serbisë, por sigurisht se do të ketë pasoja në Veri dhe gjithandej rajonit. Nuk shoh mundësi për ndonjë tërheqje elegante të Vuçiqit. Vetëm nëse BE dhe SHBA-të veprojnë më energjikisht, për ç’ka skanë treguar vullnet, ndoshta do të evitohej kriza shpërthyese që do ta përfshijë edhe Veriun e Kosovës.Edhe në këtë skenar, shpresoj se Serbia kësaj here nuk do të mund të eksportoj konfliktin jashtë territorit të saj siç e ka bërrë gjatë shkatërrimit të programuar të ish federatës jugosllave duke ecur akseve Slloveni – Kroaci – Bosnjë-Hercegovinë – Kosovë. Tani e pret implozioni i mbrendshëm, diçka e ngjashme me shpërthimin në Shqipëri të vitit 1997” deklaroi Maliqi.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































