Lajme

Mali i Zi shënon sot Ditën e Shtetësisë

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 13 July 2017

Dita e Shtetësisë shënohet për të kujtuar 13 korrikun e vitit 1878, kur Mali i Zi në Kongresin e Berlinit u pranua si shtet i pavarur, si dhe 13 korrikun e vitit 1941, kur populli malazez filloi kryengritjen kundër fashizmit.

Për të shënuar festën më të rëndësishme të Malit të Zi, 13 korrikun – ditën e shtetësisë, i ngarkuari me punë në Kosovë, Radovan Miljanic organizon në mbrëmje një manifestim në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006, 55,5 për qind të qytetarëve të cilët kanë dalë në referendum janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi.

-Advertisement-

Pavarësia e Malit të Zi është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera