Lajme

Mali i Zi në NATO, Rusia sytë kah Kosova

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 05 June 2017

Fakti se ky shtet i vogël i Ballkanit është bërë anëtar i NATO-së është i rëndësishëm për shkak se i gjithë bregu i Adriatikut kontrollohet tash nga aleanca më e fuqishme në botë.

NATO i ka dhënë një goditje të fortë Rusisë, për shkak se ka bllokuar ndikimin rus në brigjet evropiane. Por, kjo gjithsesi se do t’i rrisë përpjekjet ruse për gjetjen e kanaleve të reja të shtrirjes së ndikimit të saj, veçanërisht përmes Maqedonisë, Republikës Serbe në Bosnje, Serbisë dhe Kosovës.

Një burim i afërt i diplomacisë ruse, për Blicin serb ka deklaruar se Rusia i ka vënë në listë të zezë të gjithë anëtarët e qeverisë malazeze dhe deputetët e parlamentit të Malit të Zi, të cilët kanë votuar pro anëtarësimit në NATO, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Ndërsa, Janus Bugajski nga Qendra e Analizës së Politikave Evropiane, për radion shtetërore malazeze ka thënë se është i bindur se “Rusia nuk do të heqë dorë lehtë nga Mali i Zi dhe shtetet fqinje”.

“Rusia nën udhëheqjen e Putinit nuk do të heqë dorë lehtë nga shtetet e regjionit për shkak se ai dëshiron një Rusi të madhe dhe një Perëndim të vogël”, ka thënë Bugajski.

Anijet e NATO-së deri më tash kanë pasur mundësi që të lundrojnë nga Gjibraltari deri në Turqinë Lindore, ndërsa tani arrin të kontrollojë gjithë Mesdheun dhe Adriatikun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera