Lajme

Mali i Valamares, mundësi e turizmit rural

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 30 June 2017

Për vlerat dhe rëndësinë që ka kjo sipërfaqe pyjore e kullosore, me vendim të Këshillit të Ministrave nr.88,datë 01.03.1993, “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin’, rrethi i Gramshit përcaktohet me zonën e Lenies, Zonë Rezervë Natyrore me një bukuri të rrallë natyrore dhe që ka hapësira të mundeshe për zhvillimin e turizmit natyror, atë të peisazhit dhe aventurës. Për t’u futur në këto mjedise vërtet të pa shkelura, mund të ndjekësh rrugën Gramsh-Grabovë, rreth 40 km.

Pikërisht këtu ndodhet dhe Zona e Mbrojtur, monument natyre “Moçalet e Grabovës”, të njohura edhe me emërtimet popullore, Moçalet, Gropa e Kryqit, Prishtakoll dhe që ndodhet në shpatin perëndimor të malit Valamares, në lartësinë 1550 m mbi nivelin e detit, mbi fshatin Grabovë e Sipërme.

Moçalet e Grabovës me sipërfaqe 50 ha, kane formën e një shumekëndëshi të çrregullt dhe përfaqësojnë një mjedis natyror malor me pamje e bukuri natyrore mbresëlënse, me vlera ekologjike, me kullota e livadhe dhe me një florë të pasur barishtore, me drurë e grupe drurësh të llojeve të ndryshme, ku rrjedhin shume burime malore me ujë të ftohët e të pastër.

-Advertisement-

Është kjo një zonë me vlera shkencore, didaktike, estetike peisazhike, ekonomike e turistike. Kjo është një zonë që duhet të vlerësohet si mundësi e turizmit rural edhe për mundësinë që krijon për të futur në efiçencë ekonomike zonat blegtorale dhe bujqësore në këtë shtrirje gjeografike. Evidentimi dhe mbështetja nga ministria e Turizmit dhe pushteti vendor i këtyre burimeve të mundshme turistike dhe ekonomike, do të sjellë edhe rritjen e punësimit në këto zona të thella të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera