Lajme

Mali Pashtrik dhe Liqeni i Vërmicës shpallen zona të mbrojtura

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 23 May 2019

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt ka aprovuar nismën për marrëveshjen IPA II, nismën për partneritetin me Organizatën Nderkombëtare të Frankofonisë si dhe nismën për negocimin ndërmjet Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim.

Me këtë të fundit u miratua nisma për negocimin e marrëveshjes për financimin e projektit “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”.

“Nisma për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare Trepalëshe ndërmjet Bashkimit Europian, Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2018, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar për IPA II ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Nisma për negocimin e Marrëveshjes për Amendamentimin e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për financimin e projektit “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”, si dhe Nisma për lidhjen e Memorandumit të Partneritetit për “Iniciativat Kombëtare të Frankofonisë” ndërmjet Kosovës dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, morën aprovimin e kabinetit qeveritar” ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Në mbledhjen e Qeverisë gjithashtu është aprovuar Projektligji për Pyjet, nisma për funksionalizimin e dhe dhënien në shfrytëzim të Qendrës së Panaireve në Bërnicë, vendimi për shpalljen e Zonës së Mbrojtur në Kategorinë e Parkut Natyror “Mali Pashtrik dhe Liqeni i Vërmicës”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera