Lajme

Mali ku u testua bomba bërthamore nga Koreja Veriore, rrezikon të shkatërrohet

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 05 September 2017

Vendi i testimit të bombës bërthamoree nga Koreja e Veriut, përkatësisht një mal, është në rrezik të rrënimit dhe rrezatimit në rajon.

Pyongyang organizoi testin e tij të gjashtë bërthamor në bazën e saj, të dielën që e lëmë pas, në një shpërthim nëntokësor të vlerësuar të jetë deri në dhjetë herë më i fuqishëm se pajisja e vendosur në Hiroshimë.

Vëzhguesit e SHBA-ve shënuan një tërmet të fuqishëm me magnitudë 6,3 në afërsi të vendit kryesor të testimit të Koresë së Veriut, tërmet i ndjerë po ashtu në pjesë të Kinës dhe Rusisë, me një tronditje të shkaktuar ndoshta nga një shpellë shkëmbore.

-Advertisement-

Ekspertët në Kinë tani kanë frikë se një mal – që besohet të jetë mbi dhomat nëntokësore ku Koreja e Veriut ka kryer të gjitha testet e saj – është nën kërcënimin e rrëzimit.

Wang Naiyan, një ish-kryetar i Shoqatës Bërthamore të Kinës dhe një hulumtues në programin e armëve bërthamore të Kinës, thotë se ka rrezik që në një testim tjetër mali të kolapsoi nga një rreze rrezatimi toksik për gjithë rajonin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera