Lajme

Mali i Zi vendos përfundimisht për zgjedhjet serbe

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 23 March 2022

Mali i Zi i është përgjigjur negativisht kërkesës së Serbisë për hapjen e tri vendvotimeve shtesë për zgjedhjet serbe.

Trazirat politike dyditore rreth asaj se si do të votojnë qytetarët serbë në Mal të Zi në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë më 3 prill, kanë përfunduar dje pasi Ministria e Jashtme e Malit të Zi u pajtua që ato të mbahen në ambasada dhe konsullata.

Këtë e ka bërë të ditur mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, në një intervistë për “Vijesti”, transmeton Paparaci.

-Advertisement-

Më herët, Vladimir Bozhoviç, ambasadori i Serbisë në Podgoricë, tha se ai pret që Ministria e Jashtme malazeze të ndryshojë vendimin e saj për refuzimin e kërkesës së Ambasadës Serbe për hapjen e tri qendrave shtesë të votimit (në Beranë, Budva dhe Sutomore) për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Tri vendvotimet shtesë, të kërkuara nga Serbia, kanë të bëjnë me votimin e serbëve të shpërngulur nga Kosova në Mal të Zi.

“Arsyet për këtë janë më se të qarta, sepse kemi një numër të madh të serbëve të shpërngulur nga Kosova”, tha ambasadori serb në Mal të Zi.

Në Mal të Zi, në vitin 2017, kur Serbia zgjodhi presidentin, katër qendra votimi ishin hapur – në Podgoricë, Herceg Novi, Beranë dhe Sutomore.

Megjithatë, kryediplomati malazez ka refuzuar kërkesën e Serbisë.

Raduloviq tha se MPJ-ja malazeze “është përgjigjur pozitivisht” ndaj kërkesave të Ambasadës së Serbisë, por se e ka refuzuar kërkesën për hapjen e vendvotimeve shtesë, sepse, siç tha ai, në me pventën. të gjitha në ambasada dhe konsullata.

Deklarata e tij erdhi pasi subjekti politik, Fronti Demokratik (DF), njoftoi pak orë më parë se “qeveria e Zdravko Krivokapiçit dhe Raduloviqit kishte refuzuar një kërkesë nga ambasada serbe”, për hapjen e vendvotimeve shtesë.

Raduloviq tha se nota përmes së cilës Ambasada e Serbisë i është drejtuar MPJ-së malazeze nuk shpjegon pse, siç thotë ai, është e nevojshme të organizohet votimi në tri vende shtesë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi “pasoja të mëdha” ndaj Malit të Zi pas përgjigjes negative lidhur me hapjen e vendvotimeve shtesë.

Me këtë rast, dje është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

“Qeveria malazeze e ndaloi votimin në Berane dhe në vende të tjera për zgjedhjet tona. Qeveria e Kurtit kërkoi që ne të njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar zgjedhjet. Mali i Zi, si dhe Albin Kurti, do të marrin përgjigje”, tha Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera