Mali i Zi ua ndalon qëndrimin dhe hyrjen 28 shtetasve të huaj

Autori: Gazeta inFokus
17:08 | 30 September 2022
Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) ua kanë ndaluar qëndrimin dhe hyrjen në Mal të Zi, 28 shtetasve të huaj, të cilët, siç thonë ata, kanë punuar për interesa të shërbimeve të huaja.
“Përmes operacionit të kryer nga Agjencia për Siguri Kombëtare, subjektet janë identifikuar si bartës të ndikimit malinj të kryer për interesa të shërbimeve të huaja”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.
Më herët prokuroria ka konfirmuar arrestimin e dy shtetasve malazezë.
Dy personat janë arrestuar pas bastisjes së banesave të tyre nga Policia, në bazë të njoftimit të ANB-së, nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit – ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Shtetit, Vukas Radonjiq.
Policia ka kontrolluar banesat me urdhër të Gjykatës së Lartë.
Ndaj këtyre dy personave është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë. Hetimi për veprat penale është duke vazhduar nga Prokuroria Speciale e Shtetit.
Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar më 29 shtator se ka shpallur persona non-grata gjashtë diplomatë rusë të akredituar në Podgoricë.
Në postimin e saj në Teitter thuhet se ata shpallen non-grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, si dhe me marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”.
Në gjashtë muajt e fundit, edhe gjashtë diplomatë të tjerë rusë u dëbuan me të njëjtin shpjegim.
Pas kësaj ngjarje, Ambasada e Rusisë në Malin e Zi ka mbyllur për një periudhë të pacaktuar departamentin Konsullor të Ambasadës, “për shkak të veprimeve armiqësore të autoriteteve malazeze kundër Ambasadës së Federatës Ruse” .
Këto dëbime lidhen me aksionin e së enjtes të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi (ANB) dhe Prokurorisë Speciale të Shtetit për hetimin e lidhjeve të dyshuara të disa shtetasve malazezë dhe rusë me shërbimet inteligjente të Federatës Ruse.
Marrëdhëniet diplomatike midis Malit të Zi dhe Rusisë janë përkeqësuar nga viti 2014, kur Podgorica ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Moskës, për shkak të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë.
Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës edhe për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt të këtij viti.
Rusia është kundërpërgjigjur duke e shpallur Malin e Zi si “shtet jomiqësor”./REL

Të tjera
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjas...
-
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të dyshuar për grabitje
Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët në Prishtinë për identifikim...
-
Testimet në Urën e Ibrit u kryen nga një kompani e kontraktuar nga BE-ja
Mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë të martën janë kryer testime, por Qeveria në de...
-
Pl*agoset një person në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri të mërkurën në Prishtinë, në një inc...
-
Publikohen pamjet e arrestimit të njeriut më të kërkuar në Ekuador, ishte fshehur në një vrimë nën banakun e kuzhinës
Publikohen pamjet e arrestimit të njeriut më të kërkuar në Ekuador, ishte fsh...
-
Pas katër ditësh gjendet burri i zhdukur në Prizren, dërgohet në spital
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i raportuar si i zhduku...
-
KEDS-i me punime në terren, në këto zona do të ketë reduktime
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të d...
-
Deputeti Berisha për pasurinë e deklaruar: Kam lindur milioner, vij nga familje e tillë
Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, u pyet për pasurinë e tij t...
-
Si u bë Kosova “pjesë” e Samitit të NATO-s në Hagë duke u përmendur nga Trump, Rutte dhe Erdogan në konferenca për media
Në një deklaratë të bërë gjatë një konference për media në margjinat e Samiti...
-
Zelensky nënshkruan marrëveshje me KiE-në për themelimin e një tribunali për krime lufte
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi të mërkurën vonë një m...
-
Deklarata e Kurtit, Lekaj: Qesharake, nuk duhet të merret seriozisht
Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur për deklaratat e Kurit dhe mos kri...
-
A rrezikohet Kosova nga tërmetet? Flet drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa
Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka folut rreth r...