Mali i Zi sot zhvillon zgjedhjet në 14 komuna
Autori: Gazeta inFokus
09:21 | 23 October 2022
Zgjedhjet lokale në 14 komuna në Mal të Zi, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin, Podgoricën, do të jenë testi më i madh i besimit të qytetarëve në partitë politike pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, kur u ndryshua pushteti në Mal të Zi.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë rreth 340 mijë zgjedhës, ku garojnë 100 lista zgjedhore për 481 këshilltarë në këto komuna.
Gara do të zhvillohet mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi.
Ndërsa grupimi i parë në këto zgjedhje lokale del i bashkuar në koalicione grupimi i dytë garon kryesisht i ndarë në disa forca politike.
Zgjedhjet mbahen në kulmin e krizës politike në vend, kur qeveria në largim e Dritan Abazoviqit humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formonte një qeveri të re.
Ndërkohë, të premten vonë, parlamenti malazez shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe atë të Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq me votat e 41 deputetëve të partive dhe koalicioneve të shumicës të formuara pas zgjedhjeve të gushtit 2020.
Shkarkimi i ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes është iniciuar nga kryeministri Abazoviq, duke thënë se “ministrat nuk duhet të përfaqësojnë partinë politike të presidentit Gjukanoviq, por qëndrimet e Qeverisë.”
Në të njëjtën kohë, në mungesë të deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit, që bojkotuan seancën, parlamenti nuk zgjodhi katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese pasi kërkohej një shumicë prej 54 votave.
Nga 14 komuna,që dalin të dielën në zgjedhje, nëntë janë qeverisur nga Partia Demokratike Socialiste e Gjukanoviq me partnerët në koalicion.
Por pas zgjedhjeve të vitit 2020, në të cilat humbi pushtetin në nivel shtetëror, kjo parti humbi edhe në disa komuna si në Nikshiq, Cetinë dhe Mojkovac. /voa

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...





























