Sport

Mali i Zi përfundon sezonin e futbollit, Buducnosti shpallet kampion

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 07 July 2020

Në Mal të Zi, sezoni 2019/2020 i futbollit ka përfunduar para kohe, me Buducnostin të shpallur kampion.

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 e ka bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në Mal të Zi.

“Për shkak të rritjes së numrit të rasteve, nuk është e mundur të zhvillohen ngjarje sportive në shumë qytete malazeze”, ka deklaruar Dejan Savicevic, kreu i federatës së futbollit të këtij vendi.

-Advertisement-

“Organizimi i ndeshjeve pra është i vështirë për t’u zbatuar, dhe është ndërlikuar nga fakti se disa klube kanë futbollist pozitivë me koronavirus”.

Kjo ka bërë që sezoni në Malin e Zi të përfundohet para kohe me tabelën aktuale, që do të thotë se Buducnost shpallet kampion me 18 pikë më shumë se Sutjeska.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera