Mali i Zi merr projektin për gazin amerikan, Abazoviq jep detajet
Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 13 May 2023
Përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të kompanive amerikane, më 12 maj, nënshkruan në Podgoricë një Memorandum për zbatimin e dy projekteve të infrastrukturës energjetike.
Sipas kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq këto projekte, ndër të tjera, do të zvogëlojnë varësinë nga gazi rus.
Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali për importin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Mal të Zi dhe instalimin e një termocentrali me gaz, furnizimi i të cilit do të vinte përmes terminalit. Projektet e terminalit dhe termocentralit do të jenë në portin e Tivarit.
“Kjo është e rëndësishme në mënyrë gjeopolitike për ne, sepse zvogëlon varësinë nga gazi rus, por mbi të gjitha kjo flet se ne e dimë se ku duam të lëvizë vendi në 10, 15, 20 vitet e ardhshme”, tha Abazoviq, shkruan Rel. Memorandumi u nënshkrua nga Abazoviq, Phil Pyle, përfaqësues i Enerflex Energy Systems dhe Olin L. Wethington, president dhe shef ekzekutiv i Wethington Energy Innovation.
Wethington tha se Mali i Zi, te kompanitë amerikane ka partnerin më të mirë teknologjik. “Besoj se kemi siguruar themelin energjetik”.
Nënshkruesit e memorandumit u pajtuan se bëhet fjalë për projektet që do të sigurojë siguri energjetike dhe do të krijojnë perspektiva të mira për përparimin e mëtejshëm energjetik dhe të përgjithshëm ekonomik të Malit të Zi.
Sipas memorandumit, ato mund të fillojnë punën deri kah fundi i vitit 2025. Megjithatë, ata nuk deshën të flasin për datën e fillimit të punimeve dhe vlerën e investimit, duke u shprehur se ato varen nga shumë faktorë.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke tha se projekti i sjell Malit të Zi më të mirën në aspektin e teknologjisë, pajisjeve, njohurive dhe aftësive.
Bisedimet për këtë project kanë nisur në janar të vitit 2020.
Asokohe, ndihmës-sekretari për energjinë e fosileve në Departamentin e Energjisë të SHBA-së, Steven Winberg ka thënë se porti i Tivarit është një resurs ideal për furnizimin me gaz.
“Ai port ka një pozicion ideal për të pranuar gaz të lëngshëm dhe do të paraqiste një nyje nga ku gazi i lëngshëm do të transportohej në vende të tjera. Është një port me ujë të thellë dhe mund të pranojë anije që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
ShBA-ja është prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë, si dhe një nga tre eksportuesit më të mëdhenj të kësaj energjie.
Të tjera
-
DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor
Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të...
-
Dyshohet se sụlmoi fizikisht nënën dhe motrën e tij, arrestohet një burrë në Klinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Klinë, meqë i njëjti dyshohetr se...
-
Dyshohet se një fëmijë në Gjakovë është keqtrajtuar fizikisht
Dyshohet se një fëmijë në Gjakovë është se është kequshqyer, edhe është keqtr...
-
Arrestohet një person në Lipjan, në vazhdimësi përcillte një grua
Është arrestuar një person në Lipjan. Policia e Kosovës, ka bërë të di...
-
Torres i reagon Vuçiqit: Kosova nuk kthehet mbrapa, je në anën e gabuar të historisë
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit...
-
PDK akuzon Qeverinë për dështim total në tërheqjen e investimeve
Partia Demokratike e Kosovës konsideron se Kosova ka dështuar në thithjen e i...
-
Policia largon posterat me foton e Radojçiqit që u vendosën në tri komuna në veri, i merr si provë materiale
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin P...
-
KFOR-i përfundon stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR “Reagimi i Shpejtë 2024” në Bosnje dhe Hercegovinë
KFOR-it ka bërë të ditur se ka përfunduar stërvitja e nga EUFOR “Reagimi i Sh...
-
Arrestohet një burrë në Novobërdë për ạrmëmbajtje pa leje
Është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Bushincë të ...
-
Bie çmimi i druve, sivjet 50 deri 55 euro metri, kosovarët po preferojnë ngrohjen me kondicionerë
Konsumi i energjisë elektrike është rritur gjatë muajve të verës krahasuar me...
-
Evropa Qendrore mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikim...
-
Ambasadori i Suedisë: Ura duhet të hapet, pyetja është kur dhe si – në këtë moment nuk ka kohë për diskutime
Ambasadori suedez në Kosovë Jonas Westerlund, ka thënë se fokusi i BE-së ësht...