Mali i Zi gati ta tërheq njohjen, Kosova në gjumë
Autori: Agnesa Çitaku 11:13 | 04 October 2018
Ora e njohjeve të Kosovës është ndalur në shkurt të këtij viti.
E veç ngecjes së këtij procesi vendi po përballet edhe me ‘frikën’ për tërheqje të njohjes së Kosovës nga një shtet fqinj.
Në Mal të Zi tashmë veç ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Deri tani mbi 30 mijë qytetarë të këtij vendi kanë shprehur vullnetin e tyre.
Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë për gazetën inFokus se kjo është një tendencë që zanafillën e ka në Beograd.
“Opozita nuk ka qenë pro as kur Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, sepse është pro serbe dhe veprojnë politikisht në parlamentin e Malit të Zi. Është një tendencë që burimin mund ta ketë në Beograd dhe dihet që diplomacia e Beogradit përmes Ministrit të Jashtëm është duke dhënë mjete të mëdha financiare për të bindur shtete e ndryshme zakonisht shtete që nuk kanë ndikim dhe shtetet e vogla që të heqin njohjen për Kosovën.”, ka thënë ai.
Se Serbia po qëndron prapa këtij skenari ka thënë edhe avokati Tahir Rrecaj.
“Këto përpjekje po i bëjnë malazezët që ndihen serb, kështu që ato nënshkrime mund të jenë vetëm për marketing politik që e dirigjon Serbia për të dëmtuar prestigjin e Kosovës dhe eventualisht njohjen e Kosovës nga shtete që akoma nuk na kanë njohur”, ka thënë Rrecaj për gazetën inFokus.
Baraliu ka shtuar gjithashtu se kjo nismë nuk është serioze dhe nuk do të ia dalin të tërheqin njohjen e Kosovës.
“Është një tendencë dhe veprimtari agresive e Beogradit zyrtar që tregon se Beogradi jo vetëm që nuk është i interesuar për ti stabilizuar marrëdhëniet me Kosovën dhe për ti respektuar marrëveshjet e arritura por në mënyrë destruktive dhe permanente vepron në të kundërtën. Kjo i ka motivuar njerëzit e opozitës në Mal të Zi por mendoj se nuk do t’ia dalin dhe është gabim edhe për ta sepse gatishmëria e Institucioneve tona ka qenë që komunitetin malazez në Kosovë t’ia avancoj pozitën ndërkohë që ata po bëjnë veprime negative edhe për ta “, ka thënë Baraliu.
Edhe avokati Rrecaj ka thënë se nuk do të mund të realizohet kjo tërheqje.
“Në çoftë se këto vota do të ishin relevante do ta obligonin Grupin Parlamentar të ngriste këtë çështje dhe të bëhej debati dhe eventualisht votimi por në Parlament nuk e kanë shumicën. Kërkohet shumica absolute e votave dhe këtë opozita nuk e ka, opozita është e dirigjuar nga Beogradi që janë pro bashkimit të unionit të Malit të Zi dhe Serbisë, ata janë edhe kundër Malit të Zi si shtet”, ka thënë ai.
Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu ka përmendur edhe rastet kur bëhet tërheqja e njohjes.
“Tërheqja e njohjes bëhet kur shteti ka arsye të caktuara të interesit shtetëror, atëherë kur dikush i cenon marrëdhëniet diplomatike dhe atëherë kur ndikohen politikisht nga qendra të caktuara si në këtë situatë. Ka raste ku bëhen vetëm për efekt mediatik por në këtë rast kemi të bëjmë për qëllime destruktive të opozitës malazeze që është e dirigjuar nga qendrat që nuk duan stabilitet në Ballkan, paqe dhe mirëqenie mes popujve e veçanërisht nuk i donë të mirën dhe afirmimin e mëtejmë Republikës së Kosovës në planin ndërkombëtar ”, ka thënë Baraliu për gazetën inFokus.
E për reagimin që duhet bërë institucionet e Kosovës, Baraliu ka thënë se nuk po punohet sa duhet dhe seriozisht në këtë çështje.
“Institucionet e Kosovës do të duhet të reagonin dhe do të duhet punon më shumë, as nuk po shohim reagim të mjaftueshëm, të duhur dhe të menjëhershëm dhe as nuk ka qasje adekuate , serioze dhe dinjitoze të diplomacisë tonë me Beogradin, Podgoricën dhe të tjerët që nuk janë aq dashamirëse me Kosovën por ja që kemi një spektër Institucional joaktiv që i bën pozitës së Kosovës dhe avancimit të numrit që do ta njihni Kosovën e pavarur”, ka thënë ai.
Edhe avokati Rrecaj ka thënë se Kosova duhet punuar më shumë në këtë aspket duke përmendur edhe votimin që bënë deputetët për demaskimin e kufit me Malin e Zi.
“Gabimi ishte i deputetëve tanë që e votuan kufirin e dëmshëm pasi 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Institucionet tona do të duhet të reagonin ndryshe, të luftonin me intensitet korrupsionin, krimin e organizuar të bënin çmos që shteti të bëhej shtet i së drejtës e jo shtet ligjor sepse ligjor është edhe në atë mënyrë do ta parandalonin atë nismë sepse do t’i jepnin material të fuqishëm edhe opozitës dhe Parlamentit të Malit të Zi”, ka përfunduar Rrecaj.
Gazeta inFoks gjatë të martës ka provuar në kontaktojë më zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme ndërsa ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nëse janë të njoftuar zyrtarisht për këtë nismë malazeze dhe veprimet që do ti ndërmarrin.
Ndryshe të martën kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi, Momcilo Vuksanoviq ka thënë se deri më tani janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës.
Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kosova është njohur nga 116 shtete. . Barbadosi është shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në shkurt të këtij viti. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...