Lajme

Mali i Zi bëhet vendi i 29-të në misionin e KFOR-it

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 23 October 2018

Nga sot, Mali i Zi është vendi i 29-të që kontribuon në misionin më të gjatë dhe më të suksesshëm të NATO-s, KFOR.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Salvatore Cuoci kryesoi ceremoninë mikpritëse të organizuar sot në kampin Film City, ku ishte prezent, ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

Një oficer i stafit nga Mali i Zi i është bashkuar personelit të 28 shteteve, të cilët aktualisht kanë trupa kontribuuese në misionin e KFOR-it në Kosovë.

-Advertisement-

“Për një vend fqinj si Mali i Zi është e rëndësishme për të kontribuar në mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor dhe duke zgjedhur të jetë pjesë e një operacioni si KFOR-i, është një hap konkret drejt normalizimit të rajonit,” tha Cuoci.

Ndryshe, NATO mirëpret çdo kontribut të mëtejshëm në KFOR nga çdo anëtar ose partner për të konsoliduar stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Prania e Malit të Zi në KFOR është përkrahje shtesë në “Përkushtimin e Qëndrueshëm” të KFOR-it, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera