Lajme

Malajzia do të bëjë një njoftim për avionin e humbur MH370

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 04 January 2018

Malajzia pritet të bëjë një njoftim në lidhje me kërkimet për avionin e humbur MH370 të kompanisë “Malaysia Airlines”.

Një zyrtar i lartë tha të mërkurën se qeveria malajziane është ende në diskutim me kompaninë amerikane “Ocean Infinity” për rifillimin e operacioneve të kërkimit.

Nga njoftimet e mëparshme thuhet se një anije kërkimore e teknologjisë së lartë e kompanisë amerikane është nisur drejt zonës së kërkimit në Oqeanin Indian.

-Advertisement-

Avioni MH370 me 239 pasagjerë në bord, pjesa më e madhe e të cilëve kinezë u zhduk nga radarët në 8 mars të vitit 2014 ndërsa fluturonte në linjën Kuala Lumpur-Pekin.

Qeveritë e Malajzisë, Australisë dhe të Kinës pezulluan operacionin e kërkimit një vit më parë, pas përpjekjeve gati trevjeçare pa sukses.

Por, një raport i mëvonshëm lëshuar nga pala australiane theksoi një zonë të re kërkimi ku mund të gjendet avioni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera