Malajzi, zjarr në shkollën fetare; 24 viktima
Autori: Gazeta inFokus
13:56 | 14 Shtator 2017
24 nxënës e mësues kanë gjetur vdekjen mes flakëve që shkrumbuan një shkollë fetare në Kuala Lumpur të Malajzisë.
Zjarri shpërtheu orët e para të mëngjesit të së enjtes duke i lënë viktimat të bllokuar në fjetoret e tyre, dritaret e të cilave janë të mbyllura me kangjella. Kreu i departamentit të zjarreve dhe operacioneve të shpëtimit, Khirudin Drahman e cilësoi ngjarjen si fatkeqësinë më të rëndë të këtij lloji në vend prej 20 vjetësh.
22 prej të vdekurve janë nxënës, që të gjithë djem të moshave nga 13 deri në 17 vjeç.
Abu Obaidat, nga departamenti i zjarreve, tha: “Pjesa e brendshme e godinës është dëmtuar në masën 100%. Dyshekë, rafte librash e sende të tjera nëpër dhoma janë shkatërruar krejtësisht, por shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende. Ne po vazhdojmë hetimin”.
Flakët nisën në 5:40 të mëngjesit me orën lokale e, sipas policisë, tragjedia ka marrë udhë pikërisht në kompleksin e fjetoreve, ndoshta nga një qark i shkurtër apo djegia e një pajisjeje kundër mushkonjave. Të miturit që frekuentojnë shkollat islamike Tahfiz, ku studiohet Kurani, shpeshherë edhe jetojnë atje.
“Fëmijët thërrisnin për ndihmë, por ne nuk hynim dot sepse dera ishte e gjitha në flakë”, tha për Reuters një prej banorëve që jetojnë pranë shkollës. Sipas shefit të policisë, Amar Singh, viktimat me shumë mundësi janë mbytur nga tymi.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































