Lajme

Makron: Shitja e migrantëve afrikanë është krim kundër njerëzimit

Autori: Gazeta inFokus 19:38 | 22 November 2017

Presidenti francez Emanuel Makron sot deklaroi se shitja e migrantëve afrikanë në Libi është krim kundër njerëzimit.“Ne pa kusht e hedhim poshtë atë dhe duhet të shkojmë shumë më larg që ta shkatërrojmë rrjetin e trafikimit me njerëz”, tha Makron pas takimit me presidentin e Guinesë, Alfa Konde, transmeton MIA.

Pasdite ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Iv de Drian kumtoi se Parisi kërkoi seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë të KB-së kushtuar shitjes së migrantëve afrikanë si robër në Libi.

Para dy ditësh edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh kërkoi hetim urgjent lidhur me raportet se në Libi shiten migrantë.

-Advertisement-

Ai vlerësoi se një gjë e tillë mund të konsiderohet si krim kundër njerëzimit.Në CNN paradokohe u publikua xhirim, në të cilën shihet oferta e shitjes së migrantëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera