Makinat elektrike në Europë tejkalojnë një milionëshin
Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 04 September 2018
Në Europë ka sot më shumë se një milion makina elektrike, pasi shitjet u rritën me më shumë se 40 për qind në gjysmën e parë të vitit.
Sipas shifrave më të fundit, Europa ka arritur këtë shifër thuajse një ditë pas Kinës, që ka një treg më të madh makinash, por para Shteteve të Bashkuara, që pritet të arrijnë shifrën e një milion makinave elektrike më vonë këtë vit, kryesisht për shkak të oreksit të shtuar për modelin më të fundit të Teslas.
Nga janari deri në qershor, rreth 195 mijë makina elektrike janë shitur në të gjithë BE-në, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër, një rritje prej 42 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Me rritjen e shitjeve, numri total pritet të shkojë në 1.35 milionë deri në fund të vitit, sipas analistëve. Sipas këtyre të fundit, një milion makina elektrike në Europë është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt elektrifikimit dhe plotësimit të objektivave për emetimet, por sidoqoftë nuk është i mjaftueshëm.
Shifrat përfshijnë makina plotësisht elektrike, por edhe makina hibride, që mund të udhëtojnë në distanca të shkurtra me bateri, para se të kalojnë te motori konvencional.
Pavarësisht se shitjet e makinave po rriten, ato sidoqoftë përbëjnë vetëm 2 për qind të të gjitha makinave të reja që regjistrohen në Europë.
Norvegjia kryeson në këtë fushë me 36.500 makina elektrike të shitura. Vendi ka qenë prej kohësh në pararojë për sa u takon makinave elektrike, kjo falë edhe nismave bujare të qeverisë.
Sidoqoftë, numri i rritur i makinave elektrike në Gjermani tregon se, tregu më i madh i makinave në Europë pritet ta lërë pas Norvegjinë deri në fund të vitit.
Holanda dhe Danimarka kanë shënuar po ashtu rritje, por Britania e Madhe nuk po e ndjek ritmin.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...