Lajme

Makina të shumta në Morinë, kosovarët kthehen pas fundjavës në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 27 March 2022

Ditën e sotme, janë krijuar radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Morinës.

Shkak i radhëve është bërë pasi qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Shqipëri, ndërsa sot po kthehen në vendin e tyre.

Pjesa më e madhe e tyre janë qytetarë të Kosovës që po kthehen në shtëpitë e tyre. Policia e Kosovës po punon me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët.

-Advertisement-

Ky fluks i lartë lëvizjesh u ve re menjëherë pas rritjes së temperaturave dhe përmirësimit të kushteve të motit.

Në doganën e Morinës janë krijuar disa reshta me makina që presin të kalojnë kufirin Shqipëri-Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera