Makina kineze ‘SUV’ do të jetë sa gjysma e çmimit të ‘Tesla X’
Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 18 December 2017
Një kompani kinezë për prodhimin e veturave elektrike, ka zbuluar modelin e sa të parë “SUV”, me performancë të lartë që furnizohet me energji elektrike dhe do të kushtojë sa gjysma e çmimit të makinave të modelit “Tesla X”.
Të shtunën e kaluar në Pekin, kompania “NIO” ka zbuluar makinën e re sportive “ES8”, e cila do të shitet me 67 mijë dollarë, ndërsa një model “Tesla X” kushton 126 mijë dollarë. Kjo sipas themeluesit të “NIO”, William Li, konsumatorët kinezë do t’i japin avantazh prodhuesve të makinave shtëpiake vendase mbi konkurrentët e huaj si “Tesla”, shkruan Telegrafi.
Për këdo që është i interesuar për një udhëtim të ri dhe ekologjik, “ES8” është një “SUV” me shtatë vende që vjen i pajisur me sistemin e tij inteligjent artificial të makinave që kryejnë detyra si fotografimi, rregullimi i temperaturës dhe komunikimi me shoferin.
Me një mbushje të vetme, “ES8” përshkruan një distancë prej 500 kilometrash. Për të rimbushur, shoferët mund të ndalojnë në një stacion “mbushës” ku ata mund ta shkëmbejnë baterinë për tre minuta.
“NIO” thotë se deri në vitin 2020, në Kinë planifikon të ndërtojë më shumë se 1,100 stacione të “mbushëse” dhe të ketë një parking prej më shumë se 1,200 automjete të tilla.
Ndërsa Li thotë se “NIO” mund të ketë fitim duke shitur “ES8” me çmimin aktual, ai pranon se infrastruktura e shërbimit të stacioneve dhe automjeteve nuk do të jetë fitimprurëse për një kohë, derisa kompania është në gjendje të zgjerojë bazën e saj të konsumatorëve.
Ndërkohë, kompania ka pranuar investime prej një miliard dollarësh nga disa prej gjigantëve më të mëdhenj të Kinës, si “Tencent”. “NIO” është një nga sfiduesit më të mëdhenj të Tesla që kanë dalë në Kinë gjatë viteve të fundit, pasi vendi ka bërë investime masive për kompanitë që ndërtojnë makina me energji të reja, duke e kthyer Kinën në liderin e automjeteve elektrike në botë.
Nga ana e saj, “Tesla” po e kupton mirë se sa i rëndësishëm është tregu kinez. Kohë më parë, kompania ka pranuar të ndërtonte një “fabrikë gjigante” në Shangai dhe mori këshilla dhe investime nga “Tencent” deri sa përgatiste për atë se çfarë është e sigurt se do të jetë një përballje e ndërlikuar që ka rrëzuar shumë kompani të huaja më parë.
Grupi i parë i “ES8” do të lëshohet në Kinë në gjysmën e parë të vitit 2018. Zotërinj, ndizni motorët tuaj.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim ...
-
Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i S...
-
Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pri...
-
Vizita e udhëheqësve të Listës së Studentëve në Kosovë, një ditë pas paralajmërimit skandaloz të Rashiqit, Aleanca kërkon sqarime nga Qeveria
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të ...
-
Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me...
-
Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
Në ditët para paraqitjes së Kosovës ndaj ndeshjeve në Ligën e Kombeve, presid...
-
Shpallja e procesit të gradimit për gradën Rreshter, Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e proc...
-
Baton Haxhiu promovon dy libra “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të promovojë dy librat e tij, “Kosova...

































