Lajme

Makina e policisë u godit me tre plụmba, xhaketa e Fatonit ra në rrugë – Publikohen fotografi të reja nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 19 July 2024

Faton Hajrizi, i cili vrau policin Nikolla Krsmanoviq, është vrarë sot nga policia në një lokacion afër kufirit me Republikën e Serbisë. Ai qëlloi disa herë në drejtim të policëve të cilët u shpëtuan nga helmetat dhe parzmoret e tyre.

Mediat serbe, kanë raportuar për skenën e vrasjes së vrasësit të policit Faton Hajrizi, i cili goditi makinën e policisë me të shtëna me armë zjarri

Vrasësi i policit Faton Hajrizi u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku 36 orë më parë vrau policin Nikolla Krsmanoviq (34) dhe plagosi Vjekoslav Iliq (50). Siç thuhet ne media serbe ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtëna në drejtim të policëve që e kanë arrestuar!

-Advertisement-

Dyshohet se ai ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë që e kanë rrethuar dhe ata kanë shpëtuar nga jelekët antiplumb dhe helmetat që kishin. Makina është goditur nga 3 plumba dhe një xhaketë lëkure që dyshohet se është e Faton Hajrizit ka rënë në mes të rrugës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera