Lajme

Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 07 December 2019

Një 37-vjeçar ka vdekur këtë të shtunë në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë kryqëzimit të fshatit Rëmbec.

Viktima është një 37-vjeçar me iniciale M.B., banues në fshatin Orman. Ai udhëtonte me një makinë Benz, kur humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera