Kuzhina

Makarona me tuna

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 02 October 2018

Përbërësit:

300 gr pasta të ziera
1 qepë
2 thelpinjë hudhër
400 gr domate
1 konzervë tuna
Rigon,borzilok,magdanoz,kripë ,piper i zi,piper i kuq,vegetë
Djathë

Hapat:

-Advertisement-

Në një tigan me pak vaj qesim qepën e grirë dhe hudhrën dhe e fërgojmë derisa të zbuten.

Pastaj shtojmë domate ose sosin e domateve dhe i perziejmë derisa të filloj të trashet masa.

Pastaj shtojmë erzat dhe në fund fare shtojmë tunen dhe e perziejmë edhe pak.

Makaronat i ziejmë me ujë të kripur dhe i kullojmë dhe pastaj ia shtojmë perzierjen e gatuar me parë me tuna.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera