Kuzhina

Makarona me qofte në furrë; Recetë tipike e kuzhinës pulieze

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 02 December 2019

Në traditën pulieze kjo pjatë përgatitet zakonisht ditëve të diela, por edhe për piknik. Nga Linda Fishta, Fotografia: Armand Habazaj

PËRBËRËSIT:

300 g makarona rigatoni (rëndësi ka të jenë të shkurtra)

-Advertisement-

400 g salcë domatesh (salcë pa copa)

1/4 kokërr qepë

100 g mish i grirë

20 g galetë (bukë e thekur e grirë)

200 g bukë e vjetër e fortë

100 ml qumësht

1 thelb hudhër majdanoz

1 e verdhë veze

100 g miell

50 g djathë Pecorino i grirë ose djathë tjetër kaçkavall deleje që keni

50 ml vaj ulliri

kripë e piper sipas nevojës

vaj luledielli për skuqjen e qofteve

PËRGATITJA:

1Skuqim në një tigan me vaj ulliri qepën me hudhrën. Shtojmë salcën, kripë e piper dhe e lëmë në zjarr për disa minuta, derisa salca të trashet.

2Ndërkohë, në një tas vëmë bukën që të zbutet në qumësht dhe më pas shtrydhim me dorë qumështin e tepërt.

3Në një tas tjetër përziejmë me dorë mishin, të verdhën e vezës, majdanozin, kripë e piper, bukën e shtrydhur dhe miellin. U japim formë të rrumbullakët me dorë, sa një kokërr lajthi ose sipas dëshirës.

4Skuqim qoftet në tigan me vaj.

5Ndezim furrën në temperaturën 200°C.

6Ndërkohë ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë, por jo të zbuten shumë, dhe i kullojmë.

7Në një tavë të lyer me pak vaj ulliri hedhim një shtresë makarona, salcë domatesh, pak kaçkavall dhe disa qofte dhe vazhdojmë derisa të mbarojmë të gjithë përbërësit.

Shpërndajmë në sipërfaqe galetë dhe pak djathë dhe e vëmë të piqet derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera