Uncategorized

Makao kremton 25 vjetorin e rikthimit 

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 20 December 2024

Kthimi i Makaos, në Kinë, përbën një nga momentet më të rëndësishme të shekullit të 21-të në kontekstin e politikës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Perëndimit.

Më 20 dhjetor 1999, Makaou u kthye në Kinë pas më shumë se katër shekujsh nën sundimin portugez, duke e shndërruar këtë ngjarje në një ngjarje të jashtëzakonshme në historinë e Azisë Lindore. Për këtë ngjarje u zhvilluan të premten konferenca kremtuese dhe ceremonia e marrjes së detyrës nga administrata e mandatit të gjashtë e rajonit të posaçëm administrativ.

Në mitingun e organizuar me këtë rast ,presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi arritjet e Makaos në dy dekada të kaluara, duke e cilësuar se konceptet e vlerave të përmbajtura në parimin “Një vend, dy sisteme” për paqen, gjithëpërfshirjen, hapjen dhe ndarjen, u përkasin jo vetëm Kinës, por edhe botës.

-Advertisement-

Sipas tij, sukseset e Makaos i vërtetojnë botës se “Një vend, dy sisteme” kanë epërsitë e dukshme institucionale dhe gjallërinë e fortë jetësore. Duhet të këmbëngulemi gjatë te ky institucion i shquar, në të mirë të realizimit të bashkekzistencës paqësore midis sistemeve të ndryshme shoqërore dhe të bashkëpunimit me fitime të përbashkëta, theksoi Xi.

Kthimi i Makao në Kinë shënoi krijimin e Rajonit Administrativ të Posaçëm të Makao (SAR), një ngjarje të rëndësishme në historinë e tij.

Më mbështetje të forta të qeverisë dhe përpjekjet e administratave vendore, tani, 25 vite pas rikthimit, GDP-ja e Makaos u rrit nga rreth 6.23 miliardë dollarë amerikanë të vitit 1999 deri në mbi 47.3 miliardë dollarë amerikanë në 2023, ndërsa PBB-ja për frymë ishte katërfishuar, duke arritur në 70,000 dollarë amerikanë.Kjo rritje e jashtëzakonshme e ka vendosur Makaon ndër ekonomitë më të zhvilluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera