Lajme

Major Gërguri: Dje ishin 120 pjesëtarë të Njësisë Speciale, jemi të vendosur që t’i dalim në ndihmë Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 27 November 2019

Shqipëria vazhdon të gjendet para një situatë vështirë të përballueshme.

Që në momentin kur tërmeti 6.4 shkallësh të rihterit, vëmendja e të gjithëve është në Shqipëri, saktësisht në Durrës dhe Thumanë.

Për t’i dalë në ndihmë përballimit të gjithë kësaj situate, shteti i Kosovës ndërmori vendime që me të gjitha instancat e nevojshme t’i ndihmojnë shqiptarëve.

-Advertisement-

Kësisoj Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, zjarrfikës e shumë të tjerë iu drejtuan Shqipërisë.

Është Majori Armir Gërguri i cili deklaroi se që në momentin kur kanë marrë urdhëresën nga instancat e larta të institucioneve dhe agjencioneve të sigurisë janë të gatshëm për të shërbyer.

Ai theksoi se dje ishin 120 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të cilët ndihmuan për t’i nxjerrë njerëzit nga rrënojat ku kanë mbetur pas rrënimit të objekteve.

“Realisht detyrën e kërkim-shpëtimit më shumë e kryejnë FSK, por Policia e Kosovës në rastin konkrete në këtë detyrë shumë specifike, humane dhe njerëzore ka marrë përsipër të ndihmojë jo vetëm agjencionet, por më shumë qytetarët pasi pas tërmetit kanë pas edhe nevojë që të kalojnë sa më lehtë dhe shpejtë këtë krizë”, ka thënë Gërguri për T7, shkruan Indeksonline.

Gërguri tha se me kapacitetet dhe edukimin që kanë Policia e Ksovoës janë vendosur në dispozicion të kryejnë të gjitha detyrat në teren.

“Ne kemi ndihmuar në shpëtimin e jetëve edhe në Thumanë edhe në Durrës, pra ka pas raste të rënda ku është dashtë të nxirren edhe kufomat. Por është pjesë e profesionit, edhe pse shumë e ndjeshme dhe sensitive, policët kanë treguar nivel të lartë të profesionalizimit në kryerjen e detyrave. FSK me personelin e vetë ka kryer detyrën e vetë në tërheqjen e dy viktimave kurse Policia e Kosovës ka qenë si forcë përkrahëse për sigurimin e vendit të ngjarjes, për shkak se qytetarët janë gjithë kohën kurioz për të marrë informata për familjarët e tyre të cilët dyshohet se gjenden nën gërmadha. Është vendim i instancave më të larta të Policisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, por edhe institucioneve më të larta të sigurisë që të vendoset deri kur do të jemi këtu, gjithsesi duhet të potencojë që PK është vendosur në pozicion për të menaxhuar situatën dhe sado pak t’u dalim në ndihmë qytetarëve dhe agjencioneve që kjo situatë të kalojë sa më lehtë që është e mundur”, tha Gërguri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera