Uncategorized

Majmunët “respektojnë” turisten që i vizitoi, nisin çiftëzimin në prehrin e saj-video

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 18 October 2018

Një vizitoreje të Pyllit të Majmunëve “Sangeh”, në Bali, Indonezi, i është kushtuar një vëmendje e veçantë nga dy prej banorëve të tij të famshëm.

Dy majmunë kanë hipur në prehrin e saj dhe pa shqetësuar farë nisën të çiftëzoheshin.

Vajza e quajtur Camilla Valotti e shpërndau videon gazmore në llogarinë e saj në Instagram ku shkruante se majmunët e donin shumë.

-Advertisement-

Ajo ishte ulur në një mur të ulët në pyllin e majmunëve, që ndodhej afër fshatit Sangeh, kur një majmun ju hodh drejt në prehër.

E kënaqur që një nga banorët e pyllit ju ul në prehër, reagimi i saj shpejt u kthye në tronditje kur një tjetër majmuni u bashkua me të. Mesa duket ishte një mashkull dhe filloi të bashkohej me majmunin e parë, pikërisht në prehrin e saj.

Ajo dukej plotësisht e papërgatitur për intimiteti që dy majmunët treguan para saj dhe filloi të mbyllte sytë e vënë në siklet.

Për fatin e saj të mirë, sesioni i tyre “i frikshëm” nuk zgjati shumë gjatë, me mashkullin që zbriti nga femra vetëm pak sekonda më vonë.

Më shumë siguri u larguan për të gjetur një terren më miqësor e privat sesa mund të ishte prehri i një turisteje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera